Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit ankohet për mungesë buxheti: Numri i vogël i prokurorëve, sfidë serioze
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka kritikuar pushtetin ekzekutiv për mungesë të buxhetit për pushtetin e tretë.
Në Konferencën Vjetore të Prokurorit të Shtetit, ai ka kërkuar nga ekzekutive që të mendojë seriozisht për krijimin e kushteve më të mira për punën e prokurorëve.
Sipas tij, mungesa e prokurorëve në raport me numrin e madh të lëndëve mbetet një sfidë serioze për sistemin e drejtësisë.
“Brenda një dite nuk mund të jetë i pranishëm në seancë një prokuror, ndërsa aktakuzën e ka ngritur kolegu i tij. Pasoja e mungesës së mjaftueshme të numrit të prokurorëve është pasojë për sjelljen e drejtësisë për qytetarin”, ka thënë Kelmendi, raporton Betimi për Drejtësi.