Ushtarja e FSK-së bëhet pjesë e Akademinisë Mbretërore britanike - NACIONALE

Ushtarja e FSK-së bëhet pjesë e Akademinisë Mbretërore britanike

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka shumë vite që ushtaret e FSK-së po i bëjnë krenar të gjithë me performancën e tyre në punë.

Njejtë po ndodhë edhe sot. Endrita Brahimi, ushtarja nga Regjimenti i dytë i FSK-së, ka arritur që të zëjë një vendnë Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst (RMAS) në Britani të Madhe.

Nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë kanë sqaruar se ushtarja e Kosovës , Endrita, do të jetë kandidatja e shtatë nga FSK që do t’i bashkohet Akademisë britanike në fjalë.

Endrita performoi jashtëzakonisht mirë në të gjitha aspektet e procesit të përzgjedhjes, performanca e saj fizike ishte shumë e lartë, jam i bindur se ajo do të ketë çdo sukses në Sandhurst”, thuhet në njoftim.

Endrita Brahimi ka pasur sukses edhe në ngjarje tjera ndërkombëtare siç ishte ajo e qershorit të vitit të kaluar në Kroaci.

Pjesëmarrja në gara të tilla, promovon vlerat dhe shkëmbimin e përvojave, ndërsa rezultati i arritur dëshmon edhe njëherë profesionalizmin dhe përgatitjen e lartë që kanë pjesëtaret e FSK-së.

Lajme të ngjashme