Ushtarë amerikanë nga Idaho e ruajtën Kosovën për një vit
Mbi 100 pjesëtarë të Gardës Kombëtare të Idahos janë ritkhyer të enjten në shtetin e tyre pasi një misioni gati njëvjeçar në Kosovë.
Siç përcjell mediumi amerikan ‘Ktvb’, në gusht të vitit të kaluar, një njësit i Batalionit të 183-të të Helikopterëve Sulmues qe vendosur në Kosovë.
Miq e familjarë ishin mbledhur në aeroportin Gowen Field, duke mbajtur pankarta “Mirë se vini në vendlindje” e valëvitur flamuj amerikanë teksa ushtarët dilnin nga avioni.
“Pas gati një viti larg, ushtarët e Taskës Forcës Sawtooth janë rikthyer në vendlindje dhe janë krenarë për gjithçka arritën gjatë qëndrimit të tyre”, ka thënë kolonel lejtnant Bryan C. Reid, komandant i njësitit të parë të Batalionit të 183-të.
Sa kohë qëndroi në Kosovë, njësiti punoi me misionin paqeruajtës të NATO-s, duke u përqëndruar kryesisht në mbështetjen dhe stërvitjen e partnerëve përtej detit, ka thënë pilotja, Oceana Chamerlain.
Kjo është hera e parë që prej 2003-ës kur ky njësit është vendosur në Kosovë.
“Përkushtimi i tyre, guximi dhe puna ekipore pasqyrojnë më së miri se kush janë ata dhe për çfarë qëndrojnë, dhe nuk mund të ketë diçka tjetër që të më bëjë më krenar,” ka shkruar Reid. “Ne u mbështetëm në njëri tjetrin në secilën sprovë dhe e kryem një mision tejet të suksesshëm. Të vish në vendlindje, të shohësh familjarët dhe të dashurit tanë duke na pritur, kjo është gjithçka,”
Përndryshe, pas kontigjentit italian, kontigjenti amerikan ka numrin më të madh të paqeruajtësve në misionin e NATO-s në Kosovë.
Me një personel prej 602 pjesëtarësh, kryesisht nga Gardat Kombëtare të Iowas dhe Georgias, amerikanët janë dalazotësit kryesorë të integritetit territorial të Republikës së Kosovës.
Vitin e kaluar, në një shpalim madhështor të gatishmërisë së kontigjentit amerikan, si pjesë e një operacioni të KFOR-it, erdhën anëtarë të Charlie Company, Batalionit të Parë Sulmues të Helikopterëve si dhe Regjimentit të 244-të të Aviacionit.
Pjesë e operacionit ‘Joint Guardian’, i bërë nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara, ishte edhe një personel prej 100 ushtarësh nga Garda Kombëtare e Idahos.
Këta të fundit shërbyen për transport ajror dhe kapacitete sulmuese ajrore me helikopterë UH-60M Black Hawk.
Si lidere të operacionit të madh të Aleancës ushtarake Veriatlantike (NATO), e cila e bombardoi për dy muaj e gjysmë ushtrinë jugosllave të Millosheviqit, Shtetet e Bashkuara kanë qenë hisedaret kryesore në misionin paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë.
Më 1999, plot 7 mijë trupa amerikane ishin vendosur në Kosovë. Ky numër u tkurr në rreth 2500 në vitin 2004.
Tetë vjet më vonë, përkatësisht më 2012, më Kosovë kishin ngelur 1447 ushtarë amerikanë në kampet e Bondsteelit dhe Nothing Hillit. /Nacionale/