Ura e Ibrit nuk e tejkalon dialogun në Bruksel, Perëndimi i rithekson qëndrimet
Ura e Ibrit vazhdon të jetë e mbyllur. Insistimi i ndërkombëtarëve është që ajo të moshapet pa koordinim dhe që e njëjta të trajtohet në kuadër të dialogut në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë. Pra ura ende nuk e ka tejkaluar dialogun në Bruksel. NATO-ja dhe BE-ja i kanë rithkesuar qëndrimet e tyre për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit.
Dje në Kosovë qëndroi Boris Ruge, ndihmës sekretar i Përgjithshëm i NATO-së. Ruge u takua me presidenten Vjosa Osmani, të cilës ia rithkesoi qëndrimin e NATO-s në lidhje me Urën e Ibrit. Sipas tij, vendimet për Urën e Ibrit duhet të vijnë përmes dialogut.
“NATO është krenare që ka ofruar një mjedis të sigurt për të gjithë në Kosovë për 25 vjet. Sot me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, bëmë një bilanc të asaj që u arrit. Në urën mbi Ibër, nënvizova pikëpamjen e NATO-s se vendimet duhet të vijnë përmes dialogut dhe në mënyrë të koordinuar” – shkroi dje Ruge.
#NATO is proud of having provided a safe&secure environment for all in #Kosovo for 25 yrs. Today with @VjosaOsmaniPRKS we took stock of what was achieved. On the bridge over the Ibar/Ibër, I underlined NATO's view that decisions must come thru dialogue & in a coordinated manner. pic.twitter.com/QAONPdMuyv
— Boris Ruge (@RugeBoris) August 20, 2024
Me këtë qëndrim të Ruge, u pajtua edhe ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, i cili e shpërndau qëndrimin e zyrtarit të lartë të NATO-s. Tutje, Rohde e komentoi qëndrimin e Ruge, duke i ofruar mbështetje të plotë.
“Mbështetje e plotë për të gjitha aspektet që përmend Ruge Boris. Gjermania po bën pjesën e saj në mbështetjen e @NATO_KFOR-it që nga fillimi i saj, duke kontribuar për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe në të gjithë rajonin. Ky stabilitet i arritur nuk duhet të vihet në rrezik nga mungesa e dialogut apo veprimeve të pakoordinuara” ka shkruar Rohde ku edhe ka shpërndarë deklaratën e Ruge në të cilën ka thënë se “qëndrimi i NATO-s është se çështja e Urës së Ibrit duhet të zgjidhet me dialog”, ka shtuar Rohde.
Full support for all aspects @RugeBoris mentions.
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) August 20, 2024
🇩🇪 is doing its part in supporting @NATO_KFOR from its very beginning, contributing to safety + stability in 🇽🇰 & the entire region.
This stability achieved must not be put at risk through lack of dialogue or uncoordinated action https://t.co/MR35frlze2
Dialogun e përmendi sërish edhe Bashkimi Evropian, ndërmjetësuesi që lehtëson bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tregoi se qëndrimi i BE-së për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit nuk ka ndryshuar.
“Qëndrimi i Bashkimit Evropian në lidhje me urën është përshkruar shumë qartë në ditët dhe javët e fundit dhe është komunikuar edhe me partnerët në Prishtinë dhe është diskutuar gjerësisht me të gjithë partnerët e tjerë brenda BE-së, me SHBA-në me NATO-n dhe KFOR-in, dhe qëndrimi i BE-së nuk ka ndryshuar. Pra, nuk ka asgjë të re. Mund të shtoja vetëm duke kujtuar se po, ka diskutime dhe ndërveprime të vazhdueshme për këtë çështje, me qëllim ose në përputhje me qëndrimin e Bashkimit Evropian që hapat e njëanshëm, të pakoordinuar duhet të shmangen dhe kjo çështje duhet të diskutohet në kuadër të dialogut. Ky është qëndrimi i të gjithë partnerëve dhe aleatëve të Kosovës dhe autoritetet e Kosovës do t’i bënin një shërbim shumë të mirë vetes dhe popullit të tyre nëse do ia vinin veshin dhe dëgjonin mesazhet e partnerëve dhe aleatëve”, tha Stano.
Sjellim ndër mend që dy ditë më parë, Kurti theksoi se ura nuk mund të tejkalohet dhe se e njëjta duhet të hapet. Megjithatë, hapja e Urës së Ibrit, sipas Perëndimorëve, nuk duhet të tejkalojë dialogun në Bruksel.