"UNMIK-u i palëkundur në përmbushjen e mandatit të tij" - NACIONALE

"UNMIK-u i palëkundur në përmbushjen e mandatit të tij"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përmes një deklaratë të dhënë, misioni i OKB-së në Kosovë, UNMIK ka thënë se mbetet i palëkundur në përmbushjen e mandatit të tij dhe në shërbim të popullit të Kosovës.

“Mandati i UNMIK-ut është të sigurojë kushte për një jetë të qetë dhe normale për të gjithë banorët e Kosovës. Në mbështetje të kësaj, zyra rajonale e UNMIK-ut në Mitrovicë, e kryesuar nga Danilo Rosales Diaz, punon për të lehtësuar marrëdhëniet paqësore ndërmjet komuniteteve përmes kontakteve të rregullta me bashkëbisedues nga fusha e sundimit të ligjit, përfaqësues politikë dhe komunalë, si dhe anëtarë të shoqërisë civile,”- është theksuar nga UNMIK-u.

Ndër të tjera, në deklaratën e dhënë, misioni i OKB-së, ka nënvizuar se anëtarët e UNMIK-ut i përmbahen standardeve më të larta profesionale të Kombeve të Bashkuara për integritetin, paanshmërinë dhe neutralitetin.

Lajme të ngjashme