“Unë jom antiamerikan” — Buzhala bëhet blozhdë me Hamdi ‘analistin’ derisa flet zi e terr për SHBA-në
Pjesa e dytë te Ditari i Buzhalës i kushtohet edhe Hamdiut - një qytetar “analist” i cili krenarisht thotë se është antiamerikan dhe kundër politikës së saj.
I inkuadruar në një lidhje telefonike diku në një emison televiziv, ku moderatorja pyeste se çfarë mendojnë qytetaret rreth deklarimeve të emisarit Escobar i cili ka thënë se Asociacioni do të themelohet me apo pa kryeministrin Kurti. Kjo i mjaftoi Hamdiut, të lëshohej në mendimet e tij rreth Amerikës me shembullin e ujkut me mjegullën. Sipas Hamdiut, ujku në këtë rast është ShBA-ja.
“Unë jam antiamerikan”- tha Hamdiu, i cili gazetarit Buzhala i shkakton një qeshje disi me një siklet nga ajo çfarë po nxirrte nga goja Hamdiu, që për bindjen e Buzhalës, për Hamdiu vërhehej nga artikulimi që ka mungesë të dukshme të leximit, edhe pse Hamdiu “mburret” se e njeh politikën amerikane.
Për bindjen e Hadiut, ShBA-së i konvenon që në pushtet t’i ketë ish-liderët e kaluar në Kosovë, sepse sipas tij e ka më të lehtë të realizoj planin “famëkeq”, teksa moderatorja e emisionit dukej se po bindej me “argumentet” margaritare të Hamdiut, i cili pretendon se e njeh pozicionin e ShBA-së gjatë dhe pas Luftës së Dytë Boterore në raport me Shqipërinë, që për Hamdiun, shpëtimtar i Shqipërisë në atë kohë ishte Stalini.
Kjo “skandalizon” gazetarin Buzhala, i cili e shpreh dëshirën ta takoj Hamdiun për një kafe, ku muhabeti do të dominohej nga Hamdiu.
Buzhala është i bindur se Hamdiu bënë pjesë në grupin e njerëzve që mendojnë se amerikanët kanë gjetur uranium në qendrën Bostil në Kosovë.
Si për t’iu kthyer seriozitetit, Buzhala mendon se ndonëse nuk është shumicë, Hamdiu nuk është i vetëm që ka të tilla mendime për ShBA-në, që Buzhala i kategorizon si enverista të cilët kanë nostalgji për politikat e ish-liderit diktatorial rus Joseph Stalinit.
Derisa Hamdiu vazhdon shtjellimin pasionant kundër ShBA-së, Buzhala jep një ide.
“Pse mos mos me lëshu na këtë për program të vitit të ri përshembull, unë isha kënaq, e kasha terorrizu familjen, i kasha thanë mos ma prekni Hamdiun, po du me ngu deri në fund”, -thoshte Buzhala, teksa Hamdiu dëgjohet duke këshilluar qeverinë t’i thotë ShBA-së se nuk duan bisedime.
