Ulja e tensioneve në veri, EULEX del me një sqarim të gjatë për vit të ri - NACIONALE

Ulja e tensioneve në veri, EULEX del me një sqarim të gjatë për vit të ri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka reguar pas uljës së tensioneve që ishin tash e disa ditë në veri të Kosovës.

Me anë të një njoftimi në Facebook, ata kanë thënë se që nga dita e vendosjës së barrikadave në pjesën veriorë të Kosovës, EULEX i ka mbështetur institucionet e sundimit të ligjit të Kosovës në ruajtjen e stabilitetit të Kosovës dhe sigurisë së të gjitha komuniteteve të saj në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me KFOR-in.

Prej fillimit të nëntorit, EULEX-i iu përgjigj kërkesave zyrtare të Policisë së Kosovës duke: i shtuar ndjeshëm patrullat vëzhguese të tij 24/7 dhe duke i filluar patrullimet në këmbë nga pjesëtarët e Njësisë Policore të Specializuar dhe Njësisë Policore të Specializuar Rezervë të tij në pjesën veriore të Kosovës për ta monitoruar nga afër situatën e sigurisë në terren, dërguar furnizime esenciale për policët e Policisë së Kosovës në Pikë-kalimin e Përbashkët në Jarinjë më 17 dhjetor, shoqëruar policët e rregullt të Policisë së Kosovës për ta bërë ndërrimin dhe zëvendësimin e policëve të rregullt në stacionin policor në Leposaviq më 24 dhjetor”, thuhet në njoftimin e tyre.

Siç thuhet tutje në njoftimin e tyre, EULEX-i do t’i monitorojë nga afër hetimet përkatëse dhe çdo procedurë ligjore të mëvonshme për ta promovuar respektimin e të drejtave të njeriut.

Megjithatë, vakumi i sigurisë dhe i sundimit të ligjit i krijuar pas dorëheqjeve të policëve, prokurorëve, gjyqtarëve dhe personelit mbështetës serb të Kosovës vazhdon. EULEX-i mund ta plotësojë këtë vakum vetëm pjesërisht përmes pranisë së shtuar në terren, por Misioni nuk mund ta zëvendësojë Policinë e Kosovës apo ndonjë autoritet tjetër të sundimit të ligjit. Prandaj, kthimi në marrëveshjet përkatëse të Dialogut që e rregullojnë integrimin në Policinë e Kosovës dhe në gjyqësor është esencial. Brenda kufijve të mandatit të tij, Misioni do të vazhdojë të punojë me vendosmëri për ta mbështetur stabilitetin e Kosovës, si dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve të saj”, thuhet ndër të tjera në statusin e tyre.

Lajme të ngjashme