Ulet në gjysmështizë flamuri i Kosovës për nder të viktimave të tërmetit në Turqi e Siri - NACIONALE

Ulet në gjysmështizë flamuri i Kosovës për nder të viktimave të tërmetit në Turqi e Siri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Flamuri i Republikës së Kosovës i vendosur në oborrin e Kuvendit dhe Qeverisë, sot është ulur në gjysmështizë.

Kjo për shkak të nderimit të viktimave në Turqi e Siri si pasojë e tërmetit.

Dje, Presidentja e vendit, Vjosa Osmani kishte paralajmëruar se sot do të jetë Ditë Zie Shtetërore për shkak të tërmetit që ka ndodhur në Turqi dhe Siri dhe kanë humbur jetën shumë persona.

Kujtojmë se Nënpresidenti i Turqisë ka thënë se numri i viktimave nga tërmeti në vendin e tij ka shkuar në 3.419. Kështu, duke i përfshirë zonat e kontrolluara nga rebelët dhe nga qeveria në Siri, numri i përgjithshëm i të vdekurve ka shkuar në mbi pesë mijë.

Lajme të ngjashme