Ukraina mbështet Kosovën, deputetja Sovsun: Dëshira e Serbisë për Kosovën si e Rusisë për Ukrainën - NACIONALE

Ukraina mbështet Kosovën, deputetja Sovsun: Dëshira e Serbisë për Kosovën si e Rusisë për Ukrainën

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Deputetja e Ukrainës Inna Sovsun, ka reaguar pas tensioneve në veri të Mitrovicës, duke shprehur mbështetje për Kosovën.

Përmes një postimi në Twitter, Sovsun ka thënë se të shtënat në kufirin Kosovë-Serbi janë një eskalim i një konflikti të vjetër, ndërsa ka shtuar se dëshira e Serbisë për marrjen e Kosovës është imitim i dëshirës së Rusisë për pushtimin e Ukrainës.

Sovsun e ka përfunduar shkrimin duke thënë se Ukraina është me Kosovën.

Lajme të ngjashme