U vetëshpall si ish-ushtar i UÇK-së, edhe “Remi” e përgënjeshtron Goxhajn e Tiranës: "Përfundimi i protestimit"
Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa (Remi), e ka komentuar zëdhënësin e protestës kundër Qeverisë Rama, Dritan Goxhaj, i cili pretendon se ka qenë ushtar i UÇK-së.
Duke e postuar fotografinë e tij derisa lexonte kërkesat e protestove, ai ka ironizuar me Goxhajn.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar vetëm dy fjalë.
“Përfundimi i protestimit”, ka shkruar Mustafa.