U përplasën në debat në RTK, reagon Ragmi Mustafi - NACIONALE

U përplasën në debat në RTK, reagon Ragmi Mustafi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një përplasje ka ndodhur mbrëmë në emisionin RTK Prime mes Sami Salihu nga Lëvizja për Reforma dhe Ragmi Mustafi ish-kryetar i Këshilli Kombëtar Shqiptar.

Pas kësaj përplasje ka reaguar Ragmi Mustafi, ku me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se gjuha e tij ashpërsohet me njerëz që shpifin dhe etiketojnë pa kurrfarë fakti.

Ai ka thënë se nuk do të hezitoj të sillet në mënyrë të njëjtë me persona siç i quan ai “shpifës dhe rrenca”.

Mustafi ka thënë se me të mirin, mirë e më mirë, ndërsa me të keqin, keq e më keq.

Gjuha ime sa do vijë e ashpërsohet me tipa që shpifin e etiketojnë pa kurrëfar fakti. Nuk do hezitoj të sillem me mënyrën e njëjte me persona shpifës e rrenca si ky i sontit. Me të mirin, mirë e më mirë. Me të keqin, keq e më keq!”, ka shkruar Mustafi në Facebook.

Kujtojmë se gjatë këtij debati pati ndërhyrje dhe akuza mes Mustafit dhe Salihut. Në një moment debati eskaloi kur Mustafi përdori gjuhë të papërshtashtme ndaj Salihut.

Kshyre burr i botës për mu nuk del bir none edhe bir ku.ve qofsh edhe t’i qe mun me shti dorën në xhep temin.” – ka thënë Mustafi në drejtim të Salihut.

Lajme të ngjashme