U paralajmërua për sot: A do të mbahet protesta e Njësisë Speciale?
Njësia Speciale Intervenuese në kuadër të Policisë së Kosovës ka dërguar shkresë tek Stacioni Qendror i Prishtinës për të lajmëruar protestën e tyre që thonë se do ta mbajnë më 1 nëntor para objektit të Qeverisë së Kosovës në mesditë.
Në shkresën e siguruar nga T7, thuhet se protesta do të mbahet nga ora 12:00 deri në orën 12:30 dhe ndërlidhet me pakënaqësitë për pagat, shtesat dhe rrezikshmërinë

Kur kanë mbetur edhe më pak se një orë nga koha e paralajmëruar e protestës, ende nuk e kemi një konfirmim zyrtar për mbajtjen ose jo të kësaj proteste.
Gazeta Nacionale, do të jetë në vendin e ngjarjes për të parë nëse do të mbahet kjo protesë. Ajo që dihet është se jo vetëm njësitet speciale, por edhe kategoritë e tjera brenda policisë, kanë mbetur të pakënaqura me caktimin e shtesave, nga Qeveria e Kosovës.