U dënua me 700 euro gjobë për mosdeklarim të pasurisë, Hajdari: Më iku pa dashje
Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, në konferencën përmbyllëse të këtij viti, u përgjigj edhe në pyetjen e gazetarëve për dënimin e saj me vetëm 700 euro nga Gjykata Themelore në Prishtinë për mosdeklarim të pasurisë.
Hajdari këtë vendim e arsyetoi duke thënë se koha kur ajo nuk e deklaroi pasurinë, ishte problematike për shkak të pandemisë dhe se bëhet fjalë për lëshim në kohë dhe jo diçka tjetër.
Ajo tha se deklarimi i pasurisë me kohë i ka ikur pa dashje.
“Faleminderit për pyetjen, sot jam për raportin e sukseseve, por më lejoni t'ju njoftoj që ky vendim që erdhi dje nga gjykata për këtë dispozitë, ka baza për elementin e faktorit kohë, që ka ikur pa dashje gjatë vitit 2020, në kohën me pandemi”- ishte përgjigjja e ministres Hajdari.
Kujtojmë se mosdeklarimi i pasurisë është vepër penale, për të cilën parashihet edhe dënimi me burgim.