U.D e drejtoreshës së ShSKUK-së: Jemi në diskutim për të marrë masa kundër thonjëve artificial të stafit shëndetësor
Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Shërbimit, Klinik dhe Universitar të Kosovës Narqize Arënliu-Hoxhaj, ka bërë të ditur se janë në diskutim për të marrë masa në lidhje me zgjatjen e thonjëve artificial tek stafi shëndetësor.
Arënliu-Hoxhaj ka shprehur pakënaqësitë e saj për këtë pjesë.
“Jemi në diskutim për të marrë masa në lidhje me këto çështje.” - tha Arënliu – Hoxhaj në Klan Kosova.
Sipas saj zgjatja e thonjëve artificial mund të jetë shkas i bartjes së infeksioneve intra spitalore janë problem me të cilat përballet shëndetësia kosovare.
Ajo ndër të tjera ka thënë se po planifikohet që disa prej klinikave të QKUK-së të rinovohen në mënyrë që të përmirësohen kushtet e trajtimit për pacientët.
