U aksidentuan, u rrahën e u arrestuan: Ish-deputeti Gashi jep versionin për rastin e djemve të tij
Dy djemtë e ish-deputetit të PDK-së, Latif Gashi janë arrestuar nga Policia e Kosovës. E gjithë ngjarja, besohet të ketë ndodhur pas një aksidenti në trafik në 'Rrugën B' në Prishtinë që ndodhi dje. Fidani dhe Lindtrimi, djemtë e Gashit, prej mbrëmë janë në stacion policor.
Por versionin për gjithë këtë ngjarje e ka dhënë për Nacionalen, ish-deputeti Gashi. Ai sqaruar se gjithçka nisi pas një aksidenti në trafik sipas të cilit palë e dëmtuar janë djemtë e tij.
“Djali jem Fidani ka qenë në automjet bashkë me nipin tim. Papritmas një veturë i ka dalë nga parkingu në rrugë këtij, pa shiku anash dhe kanë shkaktua një aksident komunikacioni. Derisa ka ardhë është policia, asnjë telashe s'e kanë pasë. Në prezencë të policisë, djali tjetër e ka thirrë edhe dikë, një vëlla të tijin . Aty pari, ka rastisë edhe djali imi tjetër bashkë me gru e fëmijë”, ka thënë Gashi për Nacionalen.
Ai ka sqaruar se pala që sipas tij e ka shkaktuar aksidentin në trafik, pas ardhjes së policëve në vendin e ngjarjes ka nisur që t’i fyejë djemtë e tij.
“Në prezencë të policëve, ata djemtë e kanë nisë fërken edhe janë shty aty, edhe janë ndalu në procedurë të rregullt. Njerëzve që janë interesu iu kam thanë, nëse kanë bo telashe për me i çu në burg, çoni. Një e di, që telashe me policët s'kanë pasë. Janë shty me duar pak”, thotë Latif Gashi.
Ai sqaron se u takua me familjen e djemve të cilët janë përfshirë në përleshje dhe thotë se atyre iu vjen keq dhe ndihen fajtor për gjithë rastin.
“Mua sot më ka thirre familja e dy djemve tjerë. Kam pi kafe me ta, me djemtë që janë të përfshirë e me axhë të tyre. Ata janë të shqetësun, e pranojnë që janë fajtor, që e kanë rreziku jetën e djalit e nipit. E pranojnë që nuk janë sjellë mirë. Unë jam me i minumizu këto ngjarje, jo veç në familjen time por edhe të tjera. Për dy familjet, ky është i harruar si problem", thotë Gashi
"Djemtë janë të ndalun. Qata dy djem i kam, qata i kanë ndalë. Le t'i ndain ta dinë se nuk bën me bo probleme, pavarësisht se a janë fajtor a jo, është dashtë me iu ikë telasheve. Nuk i kamë pa djemtë ende, nuk e di saktë se cka ka ndodhë”, sqaron ish-deputeti i PDK-së për Nacionalen.

Por ai ka edhe një version tjetër për këtë punë. Thotë se vec pse janë djemtë e tij, Linditrimi e Fidani përfunduan në Polici.
“Veç që janë djemtë e mi, ata shkojnë në burg. E sulmuesin e fajtorin në aksident që ia rrezikoi jetën, nipit e djalit i lëshojnë në procedurë të rregullt. Unë po pres çka po bojnë”, tha ai.
Për këtë rast, edhe nga Policia e Kosovës dhanë versionin e tyre. Sipas policisë, në përledhje kanë qenë të përfshirë katër persona.
“Nga informatat e para bëhet e ditur se në njërin nga aksidentet janë përfshirë dy vetura, ndërkaq për rrjedhojë disa persona janë përfshirë në rrahje pas aksidentit. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar për në stacion dy persona”, thuhet në njoftimin zyrtarë./Nacionale.com/