Turqia mirëpret marrëveshjen e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë, pret rezultate konkrete në të ardhmen - NACIONALE

Turqia mirëpret marrëveshjen e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë, pret rezultate konkrete në të ardhmen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Marrëveshja e arritur në Ohër në mes të kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq është mirëpritur nga shteti i Turqisë.

Ministria e Jashtme turke ka thënë se pret që të dyja palët të respektojnë plotësisht dispozitat e marrëveshjes në fjalë dhe të arrijnë rezultate konkrete në periudhën e ardhshme.

Përmes një komunikate për media, MPJ e Turqisë e ka cilësuar të rëndësishme pajtueshmërinë mes Kurti dhe Vuçiq për zbatimin e marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Mirëpresim që në prag të arritjes së marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel më 27 shkurt 2023, në kuadër të udhërrëfyesit të Bashkimit Evropian, liderët e Kosovës dhe Serbisë ranë dakord për aneksin e zbatimit të marrëveshjes në fjalë në Ohër. Shpresojmë që palët të respektojnë plotësisht dispozitat e marrëveshjes në fjalë dhe të arrijnë rezultate konkrete në periudhën e ardhshme.” – thuhet në komunikatën e lëshuar në Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë.

Gjithashtu, aty theksohet se Turqia do të vazhdojë të mbështesë të gjitha iniciativat që synojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Vendi ynë ka kontribuar në këtë proces, veçanërisht në çështjen e shpërndarjes së energjisë elektrike. Presidenti ynë së fundmi pati takime të ndara si me presidentin serb Vuçiq ashtu edhe me kryeministrin e Kosovës Kurti.” – thuhet tutje në komunikatë.

Lajme të ngjashme