Turqia goditet edhe nga një tërmet - NACIONALE

Turqia goditet edhe nga një tërmet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Turqia është goditur nga një tërmet i ri me fuqi prej 5,0 shkallësh në orët e para të së premtes.

Sipas EMSC-së, tërmeti ndodhi në orën 5 e 53 minuta të mëngjesit sipas kohës lokale në pjesën qendrore të Turqisë.

Më saktësisht, epiqendra e dridhjes raportohet se ishte 25 kilometra në juglindje të Goksun-it.

Më 6 shkurt, Turqia dhe Siria u goditën nga dy tërmete të fuqishme, të cilat shkaktuan mbi 50 mijë të vdekur, dhjetëra mijëra të tjerë të lënduar e dëme të mëdha materiale.

Lajme të ngjashme