Turner me Osmanin diskutuan “për rëndësinë e zbatimi të Marrëveshjes së Ohrit” - NACIONALE

Turner me Osmanin diskutuan “për rëndësinë e zbatimi të Marrëveshjes së Ohrit”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Senatori amerikan republikan. Mike Turner, pas vizitës në Kosovë, ka shkruar mbi takimin me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me ç’rast ka njoftuar përveç diskutimeve për partneritetin strategjik Kosovë-ShBA, kanë diskutuar edhe për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Falënderoj Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, që më mirëpritën në Kosovë. U kënaqa nga diskutimi im për marrëdhëniet strategjike ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës si dhe për rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit për të arritur paqe në rajon”, ka shkruar Turner në rrjetin e tij në Twitter.

Përveç takimit me Osmanin, Turner njoftoi edhe për vizitën e tij në ambasadën amerikane në Prishtinë, ku takoi edhe pjesëtarë të forcave të marinsave që mbrojnë objektin e ShBA-së.

Trimëria e tyre është kyçe për sigurinë e misioneve dimplomatike tona në botë”, ka shkruar Turner.

Lajme të ngjashme