Turbullohen burimet, KRU “Mitrovica” njofton ndërprerjen e operimit të impiantit për trajtimin e ujit të pijes - NACIONALE

Turbullohen burimet, KRU “Mitrovica” njofton ndërprerjen e operimit të impiantit për trajtimin e ujit të pijes

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se është rritur niveli i turbullirës në burimet e ujit.

Përmes një njoftimi për media, kjo kompani ka njoftuar se për këtë arsye ka ndërprerë përkohësisht operimin e impiantit për trajtimin e ujit të pijes.

“Ju njoftojmë se, si pasojë e rritjes së nivelit të lartë të turbiditetit (turbullirës) në burimet e ujit, është bërë ndërprerja e përkohshme e operimit të Impiantit për Trajtimin e Ujit të Pijes. Këto kushte teknike e bëjnë të pamundur trajtimin dhe shpërndarjen e ujit sipas standardeve të sigurisë dhe cilësisë së ujit të pijes. Ekipet tona teknike janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe do të rifillojnë operimin e impiantit menjëherë pas normalizimit të nivelit të turbiditetit. KRU “Mitrovica” Sh.A. do t’ju mbajë të informuar në kohë reale për çdo zhvillim apo risi lidhur me gjendjen e furnizimit me ujë”, është thënë në njoftim.

Lajme të ngjashme