Trupat e tre terroristëve të vrarë në Banjskë sot u dorëzohen familjarëve
“Betimi për Drejtësi ka raportuar se trupat e terroristëve të vrarëve në Bansjkë të Zveçanit sot do të iu dorëzohen familjarëve.
Mediumi në fjalë duke i thirrur në burime brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore ka treguar se procedura e dorëzimin të trupave do të bëhet sot gjatë ditës.
Ditë më parë, “Betimi për Drejtësi” ka raportuar se autopsia e trupave të sulmuesve të vrarë në Banjskë të Zveçanit është kryer mirëpo ata nuk do të iu dorëzohen familjarëve pa iu bërë identifikimi shkencor.
Të dielën nga grup kriminal që ka hyr nga Serbia ka sulmuar policinë e Kosovës, duke lënë të vrarë policin Afrim Bunjaku.
Më pas, gjatë aksionit për neutralizimin e grupit terrorist, policia ka vrarë tre pjesëtar të grupit