Trumpi zyrtarisht president i ShBA-së, Kurti s’e uron ende - NACIONALE

Trumpi zyrtarisht president i ShBA-së, Kurti s’e uron ende

1 vit më parë

nga NACIONALE

Donald Trump u betua të hënën si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me këtë rast, Trump mori shumë urime nga liderë botërorë. Ndërkohë, edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani publikoi një letër ku shprehte urimet e saj.

“Lidershipi dhe përkushtimi juaj për avancimin e rrugës për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë është diçka që ne e vlerësojmë dhe e mbështesim vendosmërisht. Si Presidente e Republikës së Kosovës, unë ndaj bindjen tuaj se kjo do të kontribuojë gjithashtu për një paqe të qëndrueshme dhe afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe në të gjithë kontinentin evropian. Ne jemi plotësisht të përkushtuar për të punuar së bashku me ju dhe administratën tuaj për të siguruar që ky qëllim të arrihet dhe për të forcuar marrëdhëniet tona të veçanta duke ecur përpara." - thuhej mes tjerash në letrën e Osmanit në adresë të Trump.

Kryeministri Albin Kurti ndërkaq, ende nuk e ka uruar Trumpin i cili zyrtarisht mori detyrën dje.

Kurti nuk ka bërë ndonjë postim në rrjetin social “X” apo në Facebook, në lidhje me ngjarjen e cila u përcoll të hënën nga e gjithë bota. Vlen të theksohet se Kurti dhe zyrtarë të partisë së tij në vazhdimësi kanë bërë deklarata kundër Trump.

Lajme të ngjashme