Trumpi u drejtohet përkrahësve: Shikoni çka ndodhi, a është çmenduri kjo? - NACIONALE

Trumpi u drejtohet përkrahësve: Shikoni çka ndodhi, a është çmenduri kjo?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po u drejtohet përkrahësve të tij në Florida pas mbylljes së qendrave të votimit në zgjedhjet presidenciale.

“Shikoni çfarë ndodhi, a është çmenduri kjo” – tha ai, duke nxitur brohoritje të të pranishmëve.

“Por është një fitore politike që vendi ynë nuk e ka parë kurrë më parë, asgjë si kjo, prandaj unë dua ta falënderoj popullin amerikan për nderin e jashtëzakonshëm duke qenë presidenti juaj i 47-të dhe presidenti juaj i 45-të” –shtoi ai.

“Secili qytetar, unë do të luftoj për ju, për familjen tuaj dhe të ardhmen tuaj. Për secilën ditë do të jem duke luftuar për ju në secilën frymëmarrje në trupin tim” – tha më tej republikani.

"Kjo do të jetë epoka e artë e Amerikës" - premtoi ai.

Në skenë iu bashkuan bashkëshortja Melania Trump, kandidati i tij për nënpresident, JD Vance, dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson.

Lajme të ngjashme