Trumpi pretendon se do të arrestohet të martën, bën thirrje për protesta - NACIONALE

Trumpi pretendon se do të arrestohet të martën, bën thirrje për protesta

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka pretenduar në rrjetin e tij social, “Truth Social”, se pret që të arrestohet të martën për një rast në Nju Jork, ku përfshihet dyshimi për dhurimin e parave për ta blerë heshtjen e një aktoreje të filmave për të rritur.

Më herët këtë vit, Trumpi bëri thirrje për protesta të përkrahësve të tij, nëse ndaj tij do të ngrihej aktakuzë.

Zyrtarët e sundimit të ligjit në Nju Jork janë duke përgatitur masa për siguri, në rast se ndaj Trumpit ngrihet aktakuzë, raporton gazeta "The Guardian".

Trumpi nuk dha ndonjë hollësi në shkrimin e tij se si ka marrë vesh për arrestimin e tij të mundshëm. Sidoqoftë, ai pretendoi se zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 “janë vjedhur”. “Protestoni. Kthejeni vendin tonë”- shkroi ai.

Që nga largimi nga Shtëpia e Bardhë, Trumpi ka banuar në pronën e tij luksoze në Florida.

Lajme të ngjashme