Tri vite nga zgjedhjet lokale, PDK-ja krenohet me rezultatin e arritur - NACIONALE

Tri vite nga zgjedhjet lokale, PDK-ja krenohet me rezultatin e arritur

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sot janë bërë tri vite nga mbajtja e zgjedhjeve të fundit lokale, ku partia në pushtet kishte pësuar një humbje të madhe.

Kjo datë është përkujtuar nga zyrtarët e PDK-së.

Sekretari i këtij subjekti politik, Betim Gjoshi, ka thënë se 17 Tetori i vitit 2021 ishte fitore e PDK-së.

“Sot u bënë 3 vite nga dita kur PDK fitoi anëkënd Kosovës në Zgjedhje Lokale. Këto zgjedhje dëshmuan pjekurinë qytetare, duke vlerësuar me votën e tyre kandidatët e mirë dhe duke ndëshkuar abuzuesit e mashtruesit. Kësaj fitore i priu Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, që mori drejtimin e partisë në momente të vështira Kosovën, duke dëshmuar karakterin e fuqishëm dhe besimin e madh në atë që përfaqëson PDK-ja dhe njerëzit që e themeluan atë. Natyrisht, sot është një moment i mirë për të falënderuar edhe kandidatët e PDK-së që besuan shumë në atë që përfaqësonin dhe garuan në një situatë aspak të favorshme”, ka shkruar Gjoshi.

Në këto zgjedhje shumicën e komunave i kishte fituar opozita. Partia në pushtet kishte fituar vetëm katër komuna.

Lajme të ngjashme