Tri raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë - NACIONALE

Tri raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar tri raste të dhunës në familje në Kosovë.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, një rast ka ndodhur në Shtime, Deçan dhe në një Mitrovicë.

Raportet e plota nga këto raste:

DHUNË NË FAMILJE & LËNDIM TRUPOR

Shtime 13.05.2023 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Deçan 13.05.2023 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje që kishte me prindërit e tij, pasi që iu kishte kërkuar para e ka goditur nënën e tij në dorë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë.

DHUNË NË FAMILJJE

Mitrovicë 13.05.2023 – 22:38. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme