Tri raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë - NACIONALE

Tri raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka treguar se në 24 orët e fundit janë raportuar tri raste të dhunës në familje.

Sipas Policisë së Kosovës, rastet e dhunës kanë ndodhur në Deçan, Prizren dhe Obiliq.

Në Deçan janë arrestuar dy femra pasi dyshohet se të njëjtat pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht një burrë. Siç theksohet në raport, me vendim të prokurorit të dyjat janë dërguar në mbajtje.

Deçan 01.02.2023-20:17. Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare pasi që te njëjtat pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëra prej tyre është liruar ndërsa e dyshuara tjetër është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Në Prizren është arrestuar një burrë pasi dyshohet se kishte sulmuar një tjetër. Thuhet se viktima kishte pranuar tretman mjekësor.

Prizren 01.02.2023 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar se ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor pasi që si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Edhe në Obiliq raportohet për një rast të dhunës në familje. Thuhet se është arrestuar një burrë pasi i njëjti dyshohet se kishte sulmuar një femër. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Obiliq 01.02.2023-19:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njejti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare e cila është dërguar për tretman mjekësor. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, shkruan në raport.

Lajme të ngjashme