Tri Komisione Parlamentare mblidhen sot - NACIONALE

Tri Komisione Parlamentare mblidhen sot

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë ditës së sotme do të mbajnë mbledhje disa komisione të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Bëhet fjalë për;

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, do të bëj shqyrtimin e raportit të auditimit të performancës të teknologjisë së informacionit, sistemi për menaxhimin e Pagave. I ftuar: U.D Drejtori i Thesarit Nysret Koca.

Ndërsa Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, bën shqyrtimin në parim i Projektligjit për organizimin e tregut për produktet bujqësore.

Kurse Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, diskuton lidhur me çështjen e luftimit të dhunës në familje, dhuna ndaj grave dhe ngacmimeve seksuale dhe për këtë të ftuar janë përfaqësues nga Policia e Kosovës.

Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i nismës ligjore për Projektligjin për Peticionet.

Lajme të ngjashme