Tri ditë pas sulmit në Banjskë, situata në veri është e qetë - NACIONALE

Tri ditë pas sulmit në Banjskë, situata në veri është e qetë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Të dielën e kaluar, Kosova u përballë me një sulm terrorist nga një grup i armatosur i serbëve, që udhëhiqej nga Milan Radojiçiqi, i kërkuar nga Kosova për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe i sanksionuar nga ShBA-ja dhe Britania e Madhe.

Por tri ditë më vonë, situata në veri është e qetë. Gazetarja e Nacionales, Gentiana Hasani, ka dërguar fotografi nga veriu, ku shihet se situate është e qetë.

Policia e Kosovës vazhdon të qëndrojë në afërsi të fshatit Banjskë të Zveçanit, ku ndodhi përplasja e armatosur mes Kosovës dhe grupit terrorist.

Lajme të ngjashme