Treni e godet veturën: Vdes një person në Klinë
Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti mes trenit dhe veturës.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e aksidentit vozitësi i veturës ёshtё lënduar rёndё dhe ai më pas ёshtё dёrguar nё emergjencёn e Spitalit rajonal nё Pejё, ku nga ekipi mjekësor ёshtё konstatuar vdekja e viktimës.
Me të marrë infomatën, Policia ka thënë se kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe se me urdhër tё prokurorit tё shtetit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.