Trendafilova: Deri tash s'ka pasur asnjë ndikim nga askush te gjyqtarët, vendimi për vizitat merret së shpejti - NACIONALE

Trendafilova: Deri tash s'ka pasur asnjë ndikim nga askush te gjyqtarët, vendimi për vizitat merret së shpejti

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetarja e Gjykatës Speciale Ekaterina Trendafilova po qëndron në Kosovë, ku para gazetarëve e shoqërisë civile po raporton për punën e Gjykatës Speciale.

Takimi që ka nisur me tensione paraprakisht në rrugë, nga protesta e PSD-së, tashmë është stabilizuar në kontekstin e kushteve të punës, por jo edhe nga pyetjet sfiduese nga gazetarët.

Gazetari i Gazetës Nacionale Besian Beha ka pyetur Kryetarën e Gjykatës, në lidhje me ndalesën e vizitave të familjarëve, për të paraburgosurit.

Trendafilova ndër të tjera tha se “Deri tash nuk ka pasur asnjë ndikim nga askush tek gjyqtarët, vendimi për vizitat merret së shpejti”.

Gazetari Beha gjithashtu ka përmendur disa prej vetimeve të disbalancuara, ku flet për favorizimin e prokurorisë.

Lirimi nga paraburgimi, plotësimi i aktakuzës, dëshmitarët ndërkombëtarë, provat , shkelja e të drejtave të njeriut, lirimi në vende të treta, lirimi në arrest shtëpiak etj, ishin vetëm disa nga vendimet që u paraqiten nga gazetari, e ku prokuroria ka marr vendim në favor të Prokurorisë.

“Z.Beha, si një gjyqtare, nuk mund të komentoj gjykimet e kolegëve të mi. Më lini të iu them, që gjyqtari nuk pyet dëshmitare, por paneli i gjykimit. Ju iu referuat gjyqtarit të procedurës paraprake që refuzoi dëshmitarët me moshë të vjetër, që nuk mund të jenë atje…Ju mund të pajtoheni ose jo, të tjerët mund të kenë një mendim tjetër. Ne fillojmë ta lexojmë një gjykim, pa pasur përfundim se çka duam të lexojmë, se cili mund të jetë përfundimi. Është e rëndësishme që ndonjëherë është e vështirë, me një mendje të hapur se cili është subjekti i çështjes, dhe cila është arsyeja që jipet në gjykim. “ – ka thënë ajo

Pyetja për vizitat, shkelja e të drejtave të njeriut?

Kur gazetari Beha insistoi me disa pyetje sfiduese, edhe në lidhje me shkeljen e të drejtave të njeriut, Trendafilova duket se u nervozua duke e quajtur të njëanshëm gazetarin.

Përgjigjja

Sa i përket kushteve, mendoj që unë kam shpjeguar që pritet të ketë një vendim final, në këtë mocion urgjent, nga prokurori për limitimin e komunikimeve për tre të akuzuar. Unë nuk kam marrë pikëpamjet e prokurorit, dhe as të mbrojtjes, dhe të shohim se çka do të vendosin.

Por më lini të them që është thelbësore që takimet me këshilltarët e tyre, nuk mund të limitohen aspak, është një takim i lirë, pa asnjë monitorim, është një lidhje e mbrojtur të një klienti.

Sa u përket familjarëve, gjyqtarët do të vendosin për sugjerimet se kush nga familjarët e afërt, për të tretë, do të dëshironte të kishte vizita të vazhdueshme, takime.

Por më vjen keq z.Beha, jeni pak i njëanshëm, ne kemi interesin…dhe unë u tregova se çfarë kishte në këtë vendim. Në anën tjetër, emrat e dëshmitarëve të mbrojtur, viktimave të mbrojtura, integriteti i procedurave, Jack Smith kishte thënë që paraqitja e dëshmitarëve na jep fundamentin e sistemit të drejtësisë në secilin shtet.

Më vjen keq, por duhet t’iu them që duhet të kemi një qasje të balancuar, nuk do të jenë të privuar nga vizitat, nga diskutimet me avokatët e tyre…kështu që le të shohim se cili do të jetë gjykimi. Por secili prej nesh mund të përfundojë në këtë pozicion, është një detyrë të paraqitemi dhe të flasim. Drejtësia do të bëhet, ne nuk mund të themi nuk jemi të interesuar që jeni të intimiduar, që mund të vriteni. Deri tash nuk ka pasur asnjë ndikim nga askush tek gjyqtarët, vendimi për vizitat merret së shpejti.

Pyteja:

Vendimet kanë qenë në favor të Prokurorisë, duke marrë parasysh në kontekstin që kam marrë nga avokatë e ekspertë, kjo është shumë befasuese, ka një disbalancë për mocionet e aprovuara për prokurorinë dhe mbrojtjen. Këto statistika, për të cilat jam i sigurtë që janë mbi 90 për qind, si mund të themi që ka një princip të barazisë?

Përgjigjja e Trendafilovas

Tash, z.Beha, favorizimi i prokurorit, nuk mund të them nëse prokurori ka qenë i favorizuar. Mund të them që për palët duhet të ketë mundësi të barabartë që të përgjigjen, të marrin pjesë në proces, të tregojnë pikëpamjet e tyre, dhe më pas e kanë sërissh mundësinë të përgjigjen, të tregojnë dëshmitë, nëse jeni dyshues për vendimet, atëherë ndoshta mund t’i referoheni ndonjë vendimi sepse është shqetësuese kur thoni 90 për qind e vendimeve.

Nëse ju nuk mund të kalkuloni kohën e dëshmisë së dëshmitarëve, atëherë ju duhet të keni një dëshmitar stand by që të vijë menjëherë në gjykatë, sepse të jemi të drejt, nuk është gjithmonë e mundur që të kalkulojmë...ndoshta nuk jam e qartë, nuk mund të jeni gjithmonë të siguritë për llogaritjen e kohës. Ky është roli i gjyqtarëve...

Sa i përket transparencës, shumicën e kohës, unë lexoj që procedurat nuk janë transparente sepse ka shumë sesione privatësie. Sidoqoftë, shumë shpesh mbrojtja, këshilli mbrotjes, i referohem z.Ben Emerson, më duhet të them një avokat i shkëlqyeshëm, kur u pyet nga gjyqtari si të procedojmë, ai tha na lini ta mbajmë private. Kështu, jam pak e hutuar nga çfarë thatë, sepse unë s’e kam vërejtur këtë, dhe më lini të përfundojë në këtë pikë, kur ne ulemi të marrim vendimet, ne kemi para nesh kërkesat e palëve, dhe materialin mbështetës, ne nuk mund të marrim vendime që të favorizojmë njërën palë, nëse e bëjmë, duhet ta tregojmë arsyen. Për shembull mocioni ishte i dobët...

Kështu që, e inkurajoj z.Beha që ta shikojë kanalin e Youtube, që tregon një kohë direkte, për njerëzit që punojnë, kështu që mund të shihni disa procedura. Çdo javë, zyra e informimit mbajnë konferenca, dhe mund t’i adresoni këto pyetje. Jam e shqetësuar nga çfarë thatë sepse pritja ime ishte tjetër.

"Jo me tym e me ngjarje si sot": Kryetarja e Gjykatës Speciale komenton protestën e PSD-së

Jashtë hotelit tym e përplasje mes protestuesve të PSD-së e Policisë së Kosovës, teksa tashmë brenda hotelit, Kryetarja e Dhomave të Specializuara me seli në Hagë, Ekaterina Trendafilova, ka filluar diskutimin me shoqërinë civile.

Në hyrje të diskutimit, Trendafilova ka përmendur tymin hodhën aktivistët e PSD-së në hyrje të hotelit.

Ajo ka thënë se do të dëshironte që pakënaqësitë të shprehen në këtë diskutim dhe jo më tym

Do të doja që të gjithë të vinin e t’i shprehin pakënaqësitë këtu jo me tym e ngjarje si sot.” – ka thënë ajo.

Më tej, ajo ka thënë se nuk do të diskutojë asgjë për çështjet politike.

Nuk është diskutim politik.” – ka thënë ajo.

Diskutimi është duke vazhduar...

Lajme të ngjashme