Tremujori i parë i vitit: 21 milionë euro eksport, 152 milionë euro import nga Gjermania - NACIONALE

Tremujori i parë i vitit: 21 milionë euro eksport, 152 milionë euro import nga Gjermania

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare ka publikuar të dhënat për shkëmbimet tregtare në mes të Kosovës dhe Gjermanisë.

Oda ka njoftuar se në tremujorin e parë të këtij viti 21 milionë euro ka qenë eksporti, kurse 152 milionë euro import nga Gjermania.

Përmes një njoftimi për medie, kjo odë ka bërë me dije se të dhënat janë përpunuar prej raporteve të Bankës Qendrore të Kosovës dhe Doganës së Kosovës.

Eksporti në periudhën Janar-Mars 2023 ka arritur vlerën e rreth 21 milionë eurove, që ka pjesëmarrje prej 9.8% në eksportin e përgjithshëm të vendit. Produktet më të eksportuara nga Kosova drejt Gjermanisë kanë qenë: Dyer dhe Dritare, Materiale ndërtimi prej plastikës dhe Kasaforta të blinduara apo të përforcuara. Në anën tjetër është vërejtur një vlerë shumë më e madhe e importit nga Gjermania, në lartësinë e rreth 152 milionë eurove, që përbën 7.8% të gjithë importit në vend”, është thënë në njoftim.

Oda ka treguar edhe çka është eksportuar më së shumti nga Gjermania në Kosovë.

Produktet më të eksportuara nga Gjermania në drejtim të Kosovës kanë qenë autoveturat. Më pas vijnë shufrat, shkopinjtë apo profilet prej polimereve të vinil kloridit dhe në fund vijnë cigaret që përmbajnë duhan”, është thënë në njoftim.

Lajme të ngjashme