“Tregom pse vëllait dhe dajës së Fitores?”, “Tregom ti cili ligj u shkel?”: Peci provon të shpjegohet për grantet - NACIONALE

“Tregom pse vëllait dhe dajës së Fitores?”, “Tregom ti cili ligj u shkel?”: Peci provon të shpjegohet për grantet

1 vit më parë

nga NACIONALE

“Do të ishte konsumim i veprës penale”, tha Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, duke folur për eventualitetin e ndërhyrjes së vet për të refuzuar dhënien e grante nga njëqind mijë euro një për vëllaun e një për dajën e Fitore Pacollit.

Peci u përpëlit për t’u shpjeguar se “assesi nuk është shkelur ligji” derisa pyeste se ku qëndron shkelja ligjore në dhënien e granteve të dy familajrëve të deputets së Vetëvendosjes.

Fidan Jupolli: Pse vëllaut e dajës?

Faton Peci: Shumë mirë. A më tregon ti mu cila ësjtë shkelja ligjore që është shkaktu këtu?

Jupolli: Nuk e di.

Peci: Jo veç ti, nuk e di kurrëkush.

Jupolli: Por, shkakton dyshime ministër...

“Mbi çfarë kriteri favorizues ose cili elementi favorizues mbi bazën e të cilës daja ose vëllau i Fitore Pacollit ka përfituar Grantin? Ose cili mekanizmi që ministri duhet me ndërhy me thanë nuk bën”, tha Peci në Klan Kosova.

“Ndërhyrja e ministrit për çfarë do forme në vlerësim, është konsumim i veprës penale. Që unë nuk e bëj në asnjë rast e asnjë çmim. Kjo është logjiak se po ju flet n ndërdija”, shtoi ai

Peci tha se në rastet e aplikimit për grante dhe subvencioni “ministri kurrë s’e sheh emrin e asnjë aplikuesi” dhe se “nuk merret me emra të përvetshëm”.

“Unë po merrna me emra e me përfitime masi është problematizu kjo pas përfitimit të njërit prej vëllezërve të deputetes (Fitore Pacollit); në të kundërtën, kurrë nuk jam marrë me emra të përvetshëm”.

“Në këtë proces, asnjë rrethanë e n asnjë mënyrë, le të delë dikush e të tregon se kur unë kam dhënë ndonjë sugjerim se cili duhet të jetë përfitues. Nga 118 mijë përfitues dhe 1 mijë granteve këta i kanë gjetë 2-3 që kanë raporte ose lidhje personae, familjare, me akterë të caktum. Në këtë rast Fitore Pacollit”, shtoi Peci.

Lajme të ngjashme