Tre të lënduar nga rënia e ashensorit në Prishtinë: Policia jep detaje të reja
Policia e Kosovës ka konfirmuar incidentin me rënien e ashensorit në lagjen “Emshir” të Prishtinës.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se Prokuroria ka nisur hetimet për këtë rast.
“Dje rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për një incident (rënie e ashensorit) në lagjen Emshir në Prishtinë, saktësisht në një ndërtesë në rrugën “Hysni Gashi” ku janë lënduar 3 nga 9-të personat të cilët ishin në një ashensor. Personat e lnduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia në koordinim me prokurorinë dhe institucionet kompetente po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.
Kjo është hera e dytë ku bien ashensorët në lagjen e njëjtë.