Tre të lënduar nga aksidenti ku një veturë ra nga rrethrrotullimi në Prishtinë - NACIONALE

Tre të lënduar nga aksidenti ku një veturë ra nga rrethrrotullimi në Prishtinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në hyrje të Prishtinës mbrëmë pas mesnate në rrethrrotullimin kryesor të qytetit në lagjen “Lakrishte”.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Nacionalen se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se po hetohet shkaqet e këtij vetaksidenti.

“Sot rreth orës 03:00, në rrethrrotullimin në lagjen Lakrishte, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.” – ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme