Tre policë lëndohen në një aksident trafiku në Mitrovicën Veriore
Tre policë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes veturës zyrtare të tyre dhe një veture tjetër në Mitrovicën Veriore.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, deri të aksidenti ka ardhë për shkak të mosrespektimit të rregulluave nga i dyshuari.
Policët janë dërguar për trajtim mjekësor dhe pas marrjes së trajtimit mjekësor janë liruar.
Raporti i plotë:
AKSIDENT TRAFIKU
Mitrovicë Veri 17.04.2023-20:50. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar automjetin me të arritur në udhëkryq, duke mos respektuar shenjën ‘Kryqëzim me rrugën me përparësi kalimi’ dhe shenjën ‘stop’, ka goditur veturën zyrtare të Policisë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari dhe tre zyrtarë policorë, të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar. Lidhur me rastin janë njoftuar institucionet kompetente.
