Tre pilotë ukrainas humbin jetën pasi avioni i tyre u rrëzua teksa po stërviteshin - NACIONALE

Tre pilotë ukrainas humbin jetën pasi avioni i tyre u rrëzua teksa po stërviteshin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Tre pilotë ukrainas kanë humbur jetën pasi dy avionë stërvitor u përplasën mbi rajonin e Zhytomyr.

Vdekjet kanë ndodhur dje gjatë një misioni, ka raportuar The Guardian.

“Gjatë një misioni luftarak, ekuipazhet e dy avionëve të stërvitjes luftarake L-39 u përplasën në qiell”,
thuhet në një deklaratë të Forcave Ajrore në Telegram.

"Të tre pilotët, për fat të keq, vdiqën."


Forcat ajrore shtuan se në mesin e të vdekurve ishte edhe një pilot i njohur, me nofkën “Juice”.

Lajme të ngjashme