Tronditen dy qendra të Kosovës: Tre persona plagosen në Pejë, dy në Prizren
Peja është tronditur sërish. Sonte, në rrugën “Bekim Berisha“ ka ndodhur një plagosje e trefishtë. Në një video të publikuar në mediat lokale shihet një persona duke i plagosur disa persona tjerë me armë zjarri.
I dyshuari shihet duke u larguar nga vendi i ngjarjes, derisa tre persona mbesin të shtrirë në tokë.
Video është gjiruar nga një dëshmitar, i cili e dëgjohet duke thënë: “i mbyti”.
Për ngjarjen e rendë ka folur edhe Policia e Kosovës.
Fadil Gashi, zëdhënës në policinë rajonale të Pejës ka thënë për Nacionalen se në vendin e ngjarjes po qëndrojnë të gjitha njësitet e nevojshme policore.
“Rreth orës 21:25 në rrugën “Bekim Berisha “ në Pejë, tre persona janë lënduar nga arma e zjarrit, të njëjtit janë dërguar në Emergjencën e spitalit për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitet kompentete”, tha Gashi.
Për gjendjen e të plagosurve ka folur edhe Spitali i Pejës.
“Janë të pranuar tek ne persona, janë duke ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore, gjendja e njërit prej të plagosurve është e rëndë. Tre personat e plagosur janë nisur për në QKUK”, është thënë në përgjigjen e Spitalit për Express.
Ngjarjen e ka konfirmuar edhe prokurori kujdestar në Prokurorinë Themelore të Pejës, Ersan Qavolli.
“Ka ndodh një tentim vrasje e rëndë, kemi dalë menjëherë ne vendin e ngjarjes bashkë me hetuesit, janë tre persona të plagosur dhe jemi në kërkim të personit të dyshuar”, ka thënë ai për Express.
Tronditet edhe Prizreni
E mërkura ka qenë tronditëse edhe për Komunën e Prizrenit.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka njoftuar se dy persona janë plagosur me armë zjarri në fshatin Gjonaj të Prizrenit.
Ai ka bërë me dije se në këtë incident është lënduar edhe një person i tretë.
“Sot me datë: 22.05.24 rreth orës 19:40, polica ka pranua informatë për një plagosje me armë zjarri në fshatin Gjonaj të Prizrenit. Njesitet relevante të policisë menjëherë i’u kanë përgjigjur rastit. Në këtë incident janë të plagosur dy persona, njëri me armë zjarri dhe tjetri me mjete të forta dhe të njëjtit janë dërgua për trajtim shëndetësor për në Spitalin Rajonal të Prizrenit”, ka deklaruar Gashi.
Sipas tij, të dyshuarit janë persona të njohur për Policinë e Kosovës.
“Personat e dyshuar janë të njohur për policinë e Kosovës dhe njesitet policore janë në kërkim të tyre. Lidhur me këtë të gjitha veprimet hetimore nga njesite relevante të policisë janë në koordinim me prokurorin e shtetit“, ka thënë Gashi