“Tranohuni se nuk ka me u bo Asociacioni” – debatojnë ashpër Gashi e Gorani - NACIONALE

“Tranohuni se nuk ka me u bo Asociacioni” – debatojnë ashpër Gashi e Gorani

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analistët Shkëlzen Gashi dhe Dukagjin Gorani kanë debatuar ashpër rreth çështjes së procesit të dialogut me Kosovës dhe Serbisë.

Gorani tha në T7 se kërkesa e qeverisë për unitet të plotë me opozitën është trajtë që gjendet nëpër histori tek fillet e fashizmit.

Në këtë pikë reagoi Gashi i cili tha se kjo është patriotizëm, e jo fashizëm një kërkesë për unitet. Madje, ai shtoi se duhet një ligj që të ndalohet gjuha kundër shtetit nëpër studio.

“Me kërku unitet për me kundërshtu një plan të dëmshëm për vendin tënd nuk është fashizëm por patriotizëm i pastër. Edhe me bë thirrje që të ketë Asociacion në vendin tënd që e pengon vendin tënd, atëherë kjo duhet të ndalet. Duhet të bëhet thirrje që të ndalet. Është plotësisht e papranueshme që në të kërkohet diçka kundër vendit tënd”, - tha Gashi.

Gorani i reagoi përsëri duke i thënë se nuk mund të jenë të gjithë opozita “budallenj”

“Kërkimi për unitet është trajtë fashizëm. Askush nuk është qekaq budall në opozitë. Nuk po çirrem hiq”, - tha ai në Pressing.

“Po kërkoni që të formohet Republika Srpska në Kosovë”, ia ktheu Gashi, duke nxitur një reagim tjetër të Goranit i cili tha se aleatët nuk mund të kërkojnë nga Kosova që të formojë një “Republika Srpska”

“Kush po lyp Republika Srpska. Është një obligim-”, shtoi Dukagjin Gorani, para se të reagon sërish Shkëlzen Gashi.

“Tranohuni, çirruni se s’ka me u bo Asociacioni kurrë”, ia ktheu Gashi.

“Po mendon se aleatët tanë po kërkojnë Republike Srpska a. Le se po tutke Qeveria e pam”, - intervenoi përsëri Gorani.

Lajme të ngjashme