Trajkoviq për regjimin e Vuçiqit: Hill po i shëndrron ne adhurues të Amerikës - NACIONALE

Trajkoviq për regjimin e Vuçiqit: Hill po i shëndrron ne adhurues të Amerikës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill ka publikuar një video, në të cilën thuhet se e ardhmja e Serbisë është në perëndim.

Në lidhje me këtë ka reaguar, Rada Trajkoviq, politikane serbe në Kosovë.

Ajo ka thënë se diplomacia efektive e Hillit ka bërë që “rojet e urës” anti-NATO të jenë adhurues të Amerikës.

“Dikush mund të mos pajtohet me metodat e Amb. Hila, por efektiviteti i tij nuk mund të kontestohet. Ai i ktheu ish “rojet e urës” anti-NATO dhe ekstra në videot propagandistike kineze në fansa të Amerikës dhe Perëndimit. Diplomaci vërtet efektive”, ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme