Trajkoviq: Lista Serbe mori mandatet për deputetë për të më penguar hyrjen time në Kuvned - NACIONALE

Trajkoviq: Lista Serbe mori mandatet për deputetë për të më penguar hyrjen time në Kuvned

1 vit më parë

nga NACIONALE

Politikanja serbe Rada Trajkoviq ka reaguar pasi nëntë deputetë të Listës Serbe morën mandatet në Kuvendin e Kosovës pas dorëheqjeve nga kolegët e partisë së tyre para dy javësh.

Ajo është në listën e kandidatëve serbë për deputetë dhe do të bëhej deputete nëse këta deputetë nuk do të merrnin mandatet.

“Sapo më njoftuan që Lista Serbe ka marrë nëntë mandate të reja në Kuvendin e Kosovës për të penguar hyrjen time në të dhe për të mos lejuar që komuniteti serb në Kosovë të marrë përfundimisht përfaqësues të vërtetë politikë,” – u shpreh znj. Trajkoviq me anë të një postimi në Twitter.

Duhet të kujtojmë se znj. Trajkoviq kishte qenë edhe më herët deputete e Kuvendit të Kosovës, derisa para disa ditësh ajo u përmend në mënyrë kërcënuese nga politikani radikal serb Vojisllav Sheshel që tha se ajo mund ta kishte “fatin e Oliver Ivanoviqit”.

Ivanoviq ishte vrarë në vitin 2018.

Lajme të ngjashme