Trajkoviq: Kusht për vizitën e Macronit në Serbi është arrestimi i Radojiçiqit
Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka thënë se arrestimi i kriminelit Milan Radojiçiq është kusht për vizitën e presidentit francez, Emmanuel Macron në Serbi.
Në një intervistë për agjencinë Beta, Trajkoviq ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq duhet ta arrestojë Radojiçiqin muajin e ardhshëm për kur është paralajmëruar vizita e Macron në Serbi.
Ajo ka kujtuar edhe fjalët e Macroni që tha gjatë takimit me Vuçiqin në Francë se është e rëndësishme që pjesëmarrësit e sulmit në Banjska të arrestohen.
“Vuçiq është nën një presion të madh nga bashkësia ndërkombëtare për shkak të bashkëpunëtorit të tij të ngushtë Milan Radoiçiq. Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë pranuar që procesi gjyqësor të zhvillohet në Beograd, që do të thotë se nuk ka presion për ekstradimin e Radoiçiqit dhe anëtarëve të grupit të tij në Prishtinë. Vuçiq ka premtuar se do ta gjykojë Radoçiqin dhe pritet që ai të arrestohet para ardhjes së presidentit francez Emmanuel Macron.” – ka thënë ajo.
Më tej, Trajkoviq ka thënë se kushtet për vizitën e Macron “nuk diskutohet publikisht”.
Sipas saj, arrestimi i ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, do të jetë “prova më e vështirë” që Vuçiq duhet ta “kalojë”.
“Vuçiqit e ka pasur shumë më të lehtë të heqë dorë nga një pjesë e territorit të Serbisë ose tash të pranojë shfrytëzimin e litiumit, sesa të heqë dorë nga njerëzit që kanë zbatuar urdhrat e tij dhe përveç kësaj, ata janë edhe nga mjedisi kriminal. Arrestimi i Radoiçiqit do të jetë një rrezik i madh për Vuçiqin.” – ka thënë ajo.