Trajkoviq ka tri pyetje për Vuçiqin, në lidhje me barrikadat
Këshilltarja e ministrit për kthim dhe komunitete, Rada Trajkoviq, ka renditur tri pyetje për presidentin serb Aleksandër Vuçiq, në lidhje me barrikadat në veri të vendit.
Trajkoviq ka reaguar pas konferencës së presidentit serb Vuçiq, duke i parashtruar pyetje për qëllimin e barrikadave, si dhe për pasojat që mund t’i prodhojë një konflikt i ri me NATO-n.
Pyetjet e Trajkoviq:
“1. Pse Lista Serbe u bë naive për katër baza në veri?
2. A nuk e dinim për “fatkeqësinë e mundshme me NATO-n” përpara se të nxisnim njerëzit në barrikada dhe të ngrinim gatishmërinë luftarake?
3. Cili ishte në fakt qëllimi i barrikadave dhe interesi i kujt (privat)?”, ka shkruar Rada Trajkoviq në Tëitter.