Tragjike: Babai me dy djemtë e mitur mbyten në plazhin e Kavajës - NACIONALE

Tragjike: Babai me dy djemtë e mitur mbyten në plazhin e Kavajës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin Vilë-Boshtovë të Kavajës.

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se babai me dy djemtë e tij të mitur, janë mbytur duke notuar në det, raporton TCH.

Babai ishte i moshës 55-vjeçare, kurse dy djemtë 13 dhe 15 vjeçar.

Njoftimi i plotë:

Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas, pjesëtarë të së njëjtës familje (shtetasi E. H., 50 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç, nga Tirana).

Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpërtuar por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Lajme të ngjashme