Tornadot godasin shtetet jugore të ShBA-së, nëntë të vdekur
Dhjetëra tornado kanë goditur shtetet jugore Alabama dhe Georgia në ShBA, duke lënë të vdekur të paktën nëntë persona.
Ndërkohë që ekipet e shpëtimit janë duke vazhduar kërkimet për të mbijetuar, Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave ka raportuar edhe për 35 tornado të mundshme.
Është bërë e ditur se shtatë persona kanë humbur jetën në Alabama, ndërsa të paktën 12 të tjerë janë plagosur.

Raportohet se tornadot kanë hedhur disa shtëpi të lëvizshme në ajër, ndërsa kanë çrrënjosur lisat e përmbysur makinat, ndërsa bëhet e ditur se në Georgia është vrarë një punonjës i qeverisë lokale si dhe ka humbur jetën një fëmijë pesëvjeçar.
Sipas PowerOutage.us, shkak i stuhive kanë mbetur pa energji elektrike edhe dhjetëra mijëra shtëpi dhe biznese.
Mendohet se shkak i këtyre stuhive të jetë një kombinim i ciklit të motit La Nina, një ngrohje e Gjirit të Meksikës dhe zhvendosja e shtuar drejt lindjes së aktivitetit të tornados.
