Todiq dhe Simiq bisedojnë me përfaqësuesit e KFOR-it - NACIONALE

Todiq dhe Simiq bisedojnë me përfaqësuesit e KFOR-it

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryetari i komunës së Leposaviqit, Zoran Todiq, dhe ish-deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiq, janë lejuar të futen brenda kordonit të sigurisë të vendosur nga KFOR-i amerikan në komunën e Leposaviçit.

Pamjet që ka sjell fotografi i Nacionales Visar Kadrolli, tregojnë se dy zyrtarët serbë bisedojnë me përfaqësuesit e KFOR-it.

Në këtë komunë aktualisht situata është e qetë.

Ndërsa, kryetari i ri i kësaj komunave Lulzim Hetimi edhe sot vazhdon të qëndroj në objektin e komunës.

Për shkak të tensioneve, ai dje nuk ka mundur të largohet nga objekti i komunës.

Lajme të ngjashme