Todiq: BE-ja dhe OSBE-ja na konfirmuan se vendimet e Qeverisë së Kosovës "ishin ilegale" - NACIONALE

Todiq: BE-ja dhe OSBE-ja na konfirmuan se vendimet e Qeverisë së Kosovës "ishin ilegale"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Misioni i OSBE-së kanë dhënë përgjigje në letrat e drejtuara nga ish-kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq, sa i përket shpronësimeve të tokave të serbëve në Leposaviq. Çka thanë ata sipas Todiqit?

Todiqi i tha Kosovo Online-it se përgjigja nga Zyra e BE-së dhe nga Misioni i OKB-së “vetëm sa e ka konfirmuar” atë që kishin thënë qysh në fillim se vendimi i Qeverisë në Prishtinë ishte “ilegal dhe i paligjshëm”.

“Kemi marrë një përgjigje nga Bashkimi Evropian dhe OSBE-ja në Kosovë ku shihet qartazi dh ekonfirmohet se vendimi i Qeverisë në Prishtinë është ilegal dhe shkel të drejtat bazike njerëzore...” – tha z. Todiq në fjalën e tij.

Ai u shpreh se ata do të vazhdojnë të luftojnë për ligj dhe drejtësi, për interesat e banorëve, për materializimin e të drejtave bazike njerëzore.

“Unë besoj që përfaqësuesit e misioneve ndërkombëtare dhe ambasadat në Kosovë janë bërë gjithnjë e më të bindur për vendimet ilegale dhe të paligjshme për vendimet e Qeverisë së Prishtinës,” – shtoi tutje ai.

Nacionale nuk ka arritur deri në këtë moment që të sigurojë përgjigje nga Zyra e BE-së dhe Misioni i OSBE-së në lidhje me këtë çështje.

Lajme të ngjashme