Tjetër shpërthim në veri, kësaj radhe pranë patrullës së policisë e një ekipi gazetarësh - NACIONALE

Tjetër shpërthim në veri, kësaj radhe pranë patrullës së policisë e një ekipi gazetarësh

3 vjet më parë

nga NACIONALE

TëVë1 ka shpërndarë një video në Facebook ku shihet se para pak minutash në drejtim të ekipit të tyre është hedhur një mjet shpërthyes, në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë.

Siç raporton mediumi, shpërthimi ka qenë mjaft i fuqishëm dhe se në momentin e shpërthimit kanë qenë të pranishëm edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

“Shpërthimi ishte i fortë. Nuk kemi arritur të shohim ata që e gjuajtën, por në momentin e shpërthimit ishin afër edhe Policia. Nga ajo çka mund të shihnin ata ishin diku 5-6 persona të organizuar të cilët e hodhën mjetin e fortë shpërthyes”, ka thënë gazetari i TëVë1.

Lajme të ngjashme