Tirana sërish në qendër të vëmendjes, Rama pret sot liderët e rajonit - NACIONALE

Tirana sërish në qendër të vëmendjes, Rama pret sot liderët e rajonit

2 javë më parë

nga NACIONALE

Tirana është sot në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, teksa mirëpret Ministerialin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP).

Lajmin e bëri të ditur një ditë më parë kryeministri Edi Rama, duke theksuar rëndësinë që ky event ka për pozicionin diplomatik të Shqipërisë në rajon.

“Sërish, Shqipëria në qendër të diplomacisë ndërkombëtare. Më 16 qershor 2025 zhvillohet Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore. Vendi ynë është i angazhuar plotësisht për të nxitur përparimin e rajonit drejt integrimit evropian” - citohet se deklaroi Rama.

Procesi i Bashkëpunimit në Evropën Juglindore u iniciua në vitin 1996 gjatë një takimi të ministrave të jashtëm në Sofje, ndërsa samiti i parë u mbajt në Kretë në vitin 1997. Që prej atëherë, SEECP ka shërbyer si një platformë e rëndësishme për dialog dhe bashkëpunim mes vendeve të rajonit, me synimin për të forcuar paqen, stabilitetin dhe integrimin evropian.

Lajme të ngjashme