“Tip, tup…”: Zhurmë e çuditshme në Kuvend, teksa Mimoza Kusari jep intervistë live - NACIONALE

“Tip, tup…”: Zhurmë e çuditshme në Kuvend, teksa Mimoza Kusari jep intervistë live

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mimoza Kusari-Lila është një nga deputetet më aktive në Kuvend, me shumë gjasë edhe për shkak të funskionit që mban, atë të shefes së grupit parlamentar të VV-së.

Në dy vjetorin e Qeverisë Kurti II, zonja Kusari ka dhënë një intervistë në Klan Kosova, më saktësisht në emisionin “Info Magazine”. Teksa zonja Kusari fliste në lidhje me pritshmëritë e qytetarëve, në prapavijë u dëgjuan disa herë zhurma e njëjtë, që i ngjante zhurmës së pirunjëve.

“Nuk është e lehtë dhe nuk është e thjeshtë. Por mandatin që e kemi marrë, edhe unë, edhe shumë deputetë të grupit tonë parlamentar, e kemi me përkushtimin maksimal për pritjen që i kanë qytetarët ndaj nesh. Neve na vjen keq që s’mundemi nganjëherë të realizojmë me dinamikën e pritjet që i kanë të tjerët.” – thotë zonja Kusari, teksa në prapavi dëgjohen dy herë disa zhurma, që ngjajnë me kërcitjen e pirunit.

E njëjta zhurmë është dëgjuar edhe disa herë të tjera gjatë emisionit.

Lajme të ngjashme