“Ë, ë, ë…”: Mimoza Kusari “bllokon” dhe i rrotullon sytë, teksa përgjigjet se a ka ndryshuar Kurti në pushtet
Mimoza Kusari-Lila është ushtruese e detyrës së shefes së grupit parlamentar të LVV-së. E në këtë cilësi, ajo ka dhënë një intervistë në emisionin “Info Magazine” të Klan Kosovës.
Gjatë kësaj interviste, zonja Kusari-Lila është pyetur për ndryshimin e Kurtit në pushtet nga ai në opoiztë.
“Opozita thotë që edhe kryeministri Albin Kurti nuk është i njëjti siç ka qenë në opozitë?” – e pyeti moderatorja e Klan Kosovës.
“Po, natyrisht si opozitar, jo vetëm kryeministri Kurti, por po me them ndodh në, në, në, me politikanët në botë, në vendet më demokratike që qasja si opozitë tregon se çka duhet dhe çka s’duhet me bë” – tentoi ta mbronte zonja Kusari shefin e tij, kryeministrit Kurti.